Analiza e CNN: Një sulm i SHBA-së në ishullin Kharg, “mund të paralizonte ekonominë e Iranit”

Ishulli Kharg është rikthyer në qendër të tensionit gjeopolitik ndërkombëtar, pasi forcimi i pranisë ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme nxit skenarë për një operacion të mundshëm kundër “arteries” kryesore energjetike të Iranit.
Sipas një raporti të CNN, vendosja e anijeve luftarake, mjeteve zbarkuese dhe mijëra marinsave ka intensifikuar vlerësimet se Uashingtoni po shqyrton marrjen e kontrollit të ishullit, përmes të cilit transportohen rreth 90% e eksporteve të naftës bruto iraniane.
Ishulli Kharg është një rrip toke pesë milje i gjatë pranë brigjeve të Iranit, rreth një e treta e madhësisë së Manhattanit. Zyrtarët amerikanë e përshkruajnë atë si “qendrën e të gjitha furnizimeve iraniane me naftë”.
Skelat e tij të gjera shtrihen në ujëra të thella që mund të akomodojnë supertankerë, duke e bërë atë një qendër kyçe për transportin dhe eksportin e naftës. Ishulli ka qenë një shtyllë kyçe e ekonomisë së Iranit për dekada të tëra. Një dokument i deklasifikuar i CIA-s i vitit 1984 i përshkruan objektet si “më jetësoret në sistemin e naftës së Iranit”, duke vënë në dukje se funksionimi i tyre është thelbësor për mirëqenien ekonomike të vendit.
Ndërsa ekzistojnë rrugë alternative eksporti që anashkalojnë Ngushticën e Hormuzit, ato konsiderohen të kufizuara dhe nuk janë testuar në shkallë të gjerë.
Në vitin 2021, u përurua terminali i naftës në Jask, në Gjirin e Omanit, megjithatë, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, ai nuk konsiderohet një alternativë plotësisht e besueshme për eksportet masive.
Megjithatë, para çdo operacioni, anijet amerikane do të duhet të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe të lëvizin në pjesën veriore të Gjirit Persik, duke u përballur me kërcënime të tilla si dronët, raketat balistike dhe minat detare.
Sipas James Stavridis, një operacion i tillë do të kërkonte epërsi të plotë ajrore dhe detare mbi një rreze të gjerë rreth ishullit.
Një rrezik shtesë ka të bëjë me sulmet e mundshme ndaj anijeve zbarkuese , si dhe me praninë e mijëra punëtorëve në objektet e naftës së ishullit, të cilët do të duhej të evakuoheshin ose të viheshin nën kontroll.
Ish-Presidenti i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, Richard Haas, vlerësoi se një operacion i tillë mund të shteronte rezervat e konsiderueshme të raketave amerikane dhe të shihej ndërkombëtarisht si një përpjekje për të sekuestruar burimet energjetike iraniane.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128