I pranishëm edhe Rama, mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste e Njësisë nr. 2, prezantohen të deleguarit

27 Mars 2026, 19:50 / POLITIKË ALFA PRESS

I pranishëm edhe Rama, mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste e

Ashtu si Newsbomb.al e paralajmëroi më parë, mbrëmjen e kësaj të premteje është mbledhur Asambleja e Partisë Socialiste e Njësisë nr.2, ku po zhvillohet një takim me strukturat e kësaj njësie.

Mësohet se ky takim është thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

Në këtë takim janë prezantuar dy të deleguarit në këtë njësi, të cilët janë ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, dhe vetë Blendi Klosi.

Ky takim vjen vetëm një javë pas Asamblesë Kombëtare të PS-së në Lalëz, ku dhe u bënë një sërë ndryshimesh sa i përket drejtuesve politikë të partisë nëpër qarqe, dhe pas një serie takimesh ditore të kryeministrit dhe ministrave të kabinetit të tij.

Në Njësinë nr. 2, Partia Socialiste vendosi një skuadër që duket e ndërtuar mbi balancën mes eksperiencës së gjatë politike dhe qasjes së menaxhimit konkret në terren. Gent Gazheli, Olta Manjani, Delina Ibrahimaj dhe Blendi Klosi janë ekipi që do të punojnë së bashku për të arritur objektivat e kryeministrit Rama.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e nesërme, kreu i qeverisë dhe kryesocialisti Rama do të zhvillojë një takim "retreat" me Grupin Parlamentar të PS-së dhe ministrat e tij.

Sipas detajeve të zbuluara, mbledhja e së nesërmes do të hapet në orën 11:00 nga kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ndërsa fjalën do ta marrë kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama, duke vendosur theksin te prioritetet e qeverisë dhe të strukturave politike për periudhën në vijim.

Në fokus të takimit do të jetë analiza e punës së institucioneve kryesore dhe rritja e bashkëpunimit mes deputetëve dhe strukturave ekzekutive. Po ashtu, një rëndësi e veçantë i kushtohet reformës administrativo-territoriale, ku bashkëkryetari për këtë proces, Arbjan Mazniku, do të prezantojë progresin dhe hapat e ardhshëm për riorganizimin e pushtetit vendor.

Në vijim, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, do të paraqesë strategjinë e re të komunikimit, e cila synon të përmirësojë ndërveprimin me publikun dhe transparencën institucionale.

Po ndodh...

ide