
Avioni merr flakë në Londër, pasi piloti ngatërroi të majtën me të djathtën

Një incident i pazakontë ka ndodhur në aeroportin “Gatwick” të Britanisë së Madhe, ku një avion i kompanisë British Airways u detyrua të anulonte nisjen pasi piloti i dytë ngatërroi dorën e majtë me të djathtën, çka çoi në një situatë emergjente në pistë.
Hetuesit nga Agjencia e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore raportuan se gabimi i pilotit bëri që levat e avionit Boeing 777 të manovroheshin në drejtim të gabuar, duke reduktuar shtytjen pikërisht në momentin kur kapiteni kishte dhënë komandën për ngritje.
Edhe pse për një moment avionit iu rikthye shpejtësia, procesi i ngritjes u ndërpre plotësisht dhe avioni u ndal para fundit të pistës.
Nga incidenti nuk pati të lënduar, por frenat e mjetit u përfshinë nga zjarri dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve të aeroportit për të vënë situatën nën kontroll.
Si pasojë, pista u mbyll për rreth 50 minuta dhe u anuluan 23 nisje të tjera nga aeroporti.
Në bord ndodheshin 334 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit. Sipas raportit të AAIB, mëngjesi kishte qenë i zakonshëm dhe nuk kishte ndonjë faktor që të sugjeronte shpërqendrim apo ngarkesë pune për pilotët.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide

Napoleoni u tregua revolucionar pa dashjen e tij


E djathta qytetare që ofron Lulzim Basha
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128