“Veliaj po nga sheh nga burgu!”/ Stresi në mitingun e PD: I thash Noizy-t, je tek partia e gabuar! Berisha, doktori i zemrës time!

9 Maj 2025, 20:41 / POLITIKË ALFA PRESS

“Veliaj po nga sheh nga burgu!”/ Stresi në mitingun e PD: I

Reperi Stresi, i është bashkuar mitingut përmbyllës së PD-së në Tiranë, ku nuk ka kursyer ironitë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit.

“Nga ky shesh e di që Erion Veliaj po më sheh atje me shokët e vet, a po dukem bukur?”, u shpreh Stresi, ndërsa të pranishmit brohoritën të gjithë.

Më tej Stresi tha se kishte paralajmëruar shokun e tij, Noizy-n, se ishte në partinë e gabuar, pasi ai iu bashkua fushatës së PS.

“Dhe i thash shokut im, Noizy, je në partinë e gabuar vëllai im!”, tha reperi, ndërsa i shprehu kreut të PD-së, Sali Berisha mbështjen e tij.

“Doktor, je doktor i zemrës sime!”, tha Stresi.