Nga Champions në Ligën e Europës, UEFA nuk do të ndryshojë rregulloret

9 Maj 2025, 20:28 / SPORT ALFA PRESS

Nga Champions në Ligën e Europës, UEFA nuk do të

UEFA nuk planifikon rikthimin e skuadrave të Ligës së Kampioneve në Ligën e Europës, zbulon “Sky Sports”. Dhe qeveria europiane e futbollit ka konfirmuar se nuk ka në plan të rikthejë rregullin e mëparshëm që lejonte skuadrat e vendit të tretë në fazën e grupeve të Champions-it të kalonin në Ligën e Europës.

Ky rregull ishte në fuqi deri sezonin e kaluar, por me formatin e ri të Ligës së Kampioneve që hyri në fuqi këtë sezon, skuadrat që nuk kalojnë në fazën e 1/8-tave eliminohen plotësisht nga garat evropiane. Çfarë ndryshon me këtë rregull? Më parë, 8 skuadra që e mbyllnin në vendin e 3-të në grupet e Champions-it vazhdonin në Ligën e Europës. Tani, skuadrat që nuk renditen në dy vendet e para eliminohen automatikisht.

Kjo ka ngritur shqetësime se cilësia e Ligës së Europës ka rënë, sidomos kur në lojë është një vend në sezonin e ardhshëm të Champions-it. Nëse rregulli do të ishte ende aktiv këtë sezon, mund të kishim skuadra të mëdha, si: Mançester Siti, Juventusi, Milani, Atalanta, Sëlltiku, Sportingu i Lisbonës, Monako, Bresti, të gjithë humbëse të “play off”-it, që do të zbrisnin në Ligën e Europës.

Sezonin e kaluar, skuadrat që zbritën nga Liga e Kampioneve në Ligën e Europës ishin: Gallatasaraji, Lensi, Braga, Benfika, Fejonordi, Milani, Jang Bojsat, Shahtjor Donjecku. UEFA gjithashtu nuk planifikon rikthimin e të njëjtës formulë nga Liga e Europës në Ligën e Konferencës, duke i mbajtur kompeticionet të ndara dhe më të fokusuara.

Çfarë ndryshimi po shqyrton UEFA? Një ndryshim që po diskutohet është që 8 skuadrat e para të renditura në fazën e grupeve të Champions-it ta luajnë gjithmonë ndeshjen e dytë të fazës me eliminim direkt në shtëpi. Për shembull: Arsenalit, që u rendit i 3-ti në grup, i është dashur të luajë jashtë fushës ndeshjet e dyta ndaj Realit të Madridit dhe PSG-së, të cilat përfunduan më poshtë në renditje.

Ky ndryshim do të siguronte një avantazh më të drejtë për skuadrat më të forta në grup, por çdo propozim duhet të miratohet nga Komiteti i Garave dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

 

Po ndodh...