Irani kundërshton deklaratat e Trump për shkatërrimin e forcave të tij ushtarake

13 Mars 2026, 23:54 / BOTA ALFA PRESS

Irani kundërshton deklaratat e Trump për shkatërrimin e forcave

Irani ka hedhur poshtë me forcë pretendimet e presidentit amerikan*Donald Trump për gjendjen e forcave detare dhe ajrore të vendit.

“Deklaratat amerikane se marina iraniane është shkatërruar bien ndesh me zhvillimet në rajon”, tha Mohammad Akbarzadeh, zëvendëspresident politik i forcave detare të Gardës Revolucionare Islamike.

“Shtetet e Bashkuara pretendojnë se marina iraniane është shkatërruar”,  shtoi  Akbarzadeh, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA. “Atëherë lind pyetja: pse ngushtica e Hormuzit është ende e mbyllur dhe pse asnjë cisternë nuk mund të kalojë përmes saj?”, u shpreh ai.

Presidenti Trump kishte shkruar këtë javë në platformën e tij Truth Social se forcat ajrore dhe detare të Iranit “janë zhdukur” dhe se raketat, dronët dhe armët e tjera të vendit po shkatërrohen.

Gati dy javë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme të mëdha kundër Teheranit, udhëheqja iraniane vazhdon të kundërpërgjigjet, duke rritur presionin ndaj Uashingtonit, aleatëve të tij dhe ekonomisë globale.

Garda Revolucionare ka mbajtur pothuajse një bllokadë të ngushticës së Hormuzit, një kalim i ngushtë mes Iranit dhe Omanit që është jetik për transportin global të naftës. Ngushtica, rreth 55 kilometra e gjerë, është një nga rrugët më të rëndësishme për eksportet botërore të naftës.

Po ndodh...