Ukraina dhe aleatët kritikojnë lehtësimin e sanksioneve amerikane ndaj naftës ruse

Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të lehtësuar disa sanksione ndaj shitjes së naftës ruse ka shkaktuar reagime të forta nga liderët evropianë, të cilët frikësohen se masa mund të zgjasë luftën në Ukrainë, sipas BBC.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se nuk ka “asnjë justifikim” për këtë vendim, ndërsa kancelari gjerman Friedrich Merz e quajti atë “të gabuar”. Edhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, paralajmëroi se situata është “shumë shqetësuese”.
Sipas tyre, lejimi i Rusisë për të shitur më shumë naftë mund të rrisë ndjeshëm të ardhurat e Kremlinit, duke i dhënë Moskës më shumë burime për të financuar luftën. Rusia është nën sanksione amerikane dhe evropiane që prej nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump kishte vendosur gjithashtu sanksione ndaj vendeve që blinin naftë dhe gaz rus, përfshirë konsumatorë të mëdhenj si India. Megjithatë, për shkak të tronditjeve në tregjet globale të energjisë nga lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, Uashingtoni ka vendosur të zbusë përkohësisht këto masa.
Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, njoftoi pezullimin e përkohshëm të sanksioneve për naftën ruse që ndodhet tashmë në cisterna në det. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ky vendim mund t’i sjellë Rusisë rreth 10 miliardë dollarë të ardhura shtesë dhe “sigurisht që nuk ndihmon arritjen e paqes”.
Ndërkohë, Rusia mund të përdorë këto të ardhura për të lehtësuar presionin mbi ekonominë e saj të luftës, duke blerë më shumë armë dhe duke rekrutuar ushtarë për frontin. Liderët evropianë druhen se lehtësimi i përkohshëm i sanksioneve mund të shndërrohet në një politikë të përhershme, gjë që do ta bënte edhe më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje paqeje.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128