Izraeli pranon se 'kishte dorë' në eleminimin e kreut të inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

6 Prill 2026, 11:53 / BOTA ALFA PRESS

Izraeli pranon se 'kishte dorë' në eleminimin e

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, dhe Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë marrë përgjegjësinë për vrasjen e Majid Khademit, kreut të inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit.

Sipas njoftimit të IDF në Telegram, vrasja e Khademit konsiderohet “një tjetër goditje e rëndë” për Trupat e Gardës Revolucionare Iraniane.

Khademi kishte marrë drejtimin e organizatës së inteligjencës katër ditë pas vrasjes së paraardhësit të tij, Mohammad Kazemi, i cili u sulmua nga Izraeli më 15 qershor 2025.

Ky veprim tregon vazhdimin e tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, ndërsa objektivi i Izraelit mbetet dobësimi i strukturave të sigurisë dhe inteligjencës iraniane.

 

Po ndodh...

ide