"Largohu nga Gjermania", Merz kundër politikës së Donald Trump

Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, paralajmëroi të mërkurën SHBA-në të mos ndërhyjë në politikën e brendshme të vendit të tij.
“Do të doja të inkurajoja dhe përforcoja qeverinë amerikane që të lejojë politikën e brendshme në Gjermani të jetë politikë e brendshme dhe të qëndrojë kryesisht jashtë këtyre konsideratave partiake”, tha Merz në një intervistë për median publike gjermane ZDF.
Qeveria amerikane duhet të “qëndrojë jashtë” politikës së brendshme gjermane, theksoi ai, ndërsa shprehu se planifikon të bisedojë me presidentin amerikan Donald Trump të enjten.
Ai shtoi se ende nuk e njeh Trumpin personalisht, por do të flasë me të "haptazi".
Merz theksoi se ai vetë nuk ka "ndërhyrë në fushatën zgjedhore amerikane dhe nuk ka marrë një qëndrim të njëanshëm". Kancelari akuzoi qeverinë amerikane për përhapjen e “pikëpamjeve absurde për Republikën Federale të Gjermanisë”.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

