“Pse nuk po mbështesni SHBA-në kundër Iranit?”, Rubio nga Roma: Jemi të pakënaqur me Italinë dhe Spanjën

8 Maj 2026, 18:02 / BOTA ALFA PRESS

“Pse nuk po mbështesni SHBA-në kundër Iranit?”, Rubio

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka kritikuar ashpër aleatët europianë që nuk po mbështesin përpjekjet e Uashingtonit për t’u përballur me Iranin dhe për të garantuar rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Gjatë një deklarate për mediat pas takimit në Romë me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, Rubio tha se nuk arrin të kuptojë pse disa vende europiane nuk po qëndrojnë në krah të SHBA-së në krizën me Iranin.

“Nuk e kuptoj pse dikush nuk do të ishte mbështetës”, deklaroi ai, duke shtuar se aleatët duhet të bëjnë “më shumë sesa vetëm deklarata të forta” kundër veprimeve të Teheranit.

Rubio kritikoi veçanërisht refuzimin e disa vendeve europiane për të lejuar përdorimin e bazave ushtarake amerikane gjatë operacioneve të fundit në rajon.

“Disa vende në Evropë, si Spanja, na mohuan përdorimin e bazave për një rast shumë të rëndësishëm. Kjo pengoi misionin dhe krijoi rreziqe të panevojshme”, tha ai.

Sipas shefit të diplomacisë amerikane, kjo situatë ngre pikëpyetje serioze mbi rolin e aleatëve brenda NATO-s dhe aftësinë e SHBA-së për të përdorur forcat e saj të vendosura në Evropë gjatë krizave ndërkombëtare.

Rubio foli edhe për incidentet e fundit në Gjirin Persik, duke mbrojtur kundërpërgjigjen amerikane ndaj sulmeve iraniane.

“Nëse qëlloni një anije të Marinës Amerikane, çfarë duhet të bëjmë? Vetëm vendet budallaqe nuk kundërpërgjigjen kur të qëllojnë, dhe ne nuk jemi një vend budalla”, deklaroi ai.

Përveç tensioneve me Iranin, Rubio dhe Meloni diskutuan edhe luftën në Ukrainë, tarifat tregtare mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, si dhe çështjen e Kubës, për të cilën Uashingtoni kërkon izolim diplomatik dhe ekonomik.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide