
SHBA dhe Irani përfundojnë takimin e katërt në Oman për armët bërthamore: Bisedime të vështira, por të dobishme!

Raundi i katërt i bisedimeve bërthamore mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara ka përfunduar në Muskat të dielën. Teherani ka lënë të kuptohet se do të caktohet një rund i ri nga ndërmjetësit omanezë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baqaei, shkroi në X se bisedimet e së dielës ishin “të vështira, por të dobishme” për të ndihmuar “t’i kuptojmë më mirë qëndrimet e njëri-tjetrit dhe për të gjetur mënyra të arsyeshme dhe realiste” për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet.
“Për rundin tjetër, Omani do të njoftojë pastaj,” shkroi ai.
As Shtëpia e Bardhë e as Departamenti i Shtetit nuk kanë komentuar ende për bisedimet, por i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, kishte thënë më herët se rezultati i bisedimeve në Oman mund të vendosë nëse diplomacia do të vazhdojë apo do të dështojë.
Përçarje të thella janë shfaqur gjatë javëve të fundit rreth vijave të kuqe, të cilat kërcënojnë me prishjen e bisedimeve.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, i cili është negociatori kryesor i Teheranit, ka deklaruar se pasurimi është “i panegociueshëm” dhe ka refuzuar mundësinë e shkatërrimit të programit bërthamor.
Duke folur para bisedimeve në Oman, Araqchi tha se mund të arrihet një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara nëse qëllimi i Uashingtonit është të sigurojë që Teherani të mos zotërojë armë bërthamore.
“Por, nëse qëllimi i negociatave është t’i mohohet Iranit e drejta për energji bërthamore, e them qartë se Irani nuk do të tërhiqet nga asnjë prej të drejtave të tij”, theksoi ai.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar për mundësinë e një veprimi ushtarak nëse përpjekjet diplomatike dështojnë, dhe se Izraeli që ka gjasa të marrë pjesë në sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit.
Irani ka premtuar se do të përgjigjet ndaj çdo sulmi dhe ka treguar kapacitetet e tij ushtarake javët e fundit, përfshirë prezantimin e një rakete të re dhe një baze nëndetëse për dronë./REL

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128