Sherri në mes të Tiranës me Kujtim Gjuzin, Ilir Demaliaj tregon se si nisi konflikti: Situata u tensionua kur më tha…

10 Prill 2025, 15:35 / POLITIKË ALFA PRESS

Sherri në mes të Tiranës me Kujtim Gjuzin, Ilir Demaliaj tregon

Virale u bënë pamjet ku shfaqeshin gazetari Ilir Demaliaj dhe ish-deputeti Kujtim Gjuzi në një përplasje fizike me njëri-tjetrin.

Sikurse shfaqej në një video të publikuar në rrjetet sociale, Demaliaj tenton të godasë Gjuzin. Një grua është përpjekur t’i ndajë, duke hyrë mes tyre, por është shtyrë dhe për pasojë ka rënë në tokë.

Për incidentin, reagoi sot Ilir Demaliaj, përmes një interviste në tch.

“Nuk është ndonjë video për t’u krenuar. Ai ka shkruar disa statuse në llogarinë e tij në “Facebook”, unë nuk i jam përgjigjur se s’kisha pse. E pashë rastësisht aty, më tha ‘ulu këtu’, i thashë ‘unë të ulem me ty që nuk ke lënë gjë pa shkruar?’ U acaruar biseda, tani nuk dua ta diskutoj më.

Pishman se pse të vihem unë të atë pozitë. Unë jam kundër dhunës, nuk kishte mirë, nuk kemi pasur më komunikim. Kam marrë shumë telefonata më pas, më shkruan, por dua ta mbyll atë muhabet”, tha ai.

 

Po ndodh...

ide