Transportonte sasi të mëdha kokaine për mafien shqiptare, arrestohet në Kolumbi holandezi i shumëkërkuar

Autoritetet kolumbiane kanë arrestuar një shtetas holandez, i konsideruar si figurë kyçe në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës.
Sipas mediave të huaja, në pranga ka rënë Glenn Sherman de Freitas, i dyshuar si koordinatori i transportit të sasive të mëdha të kokainës drejt Evropës, përmes lidhjeve me organizata kriminale në Kolumbi, Spanjë, Holandë dhe Shqipëri.
Hetuesit dyshojnë se ai kishte një rol të rëndësishëm në organizimin e metodave të fshehjes së drogës dhe trafikimit të saj drejt vendeve evropiane. Po ashtu, autoritetet pretendojnë se ai përdorte Aeroportin El Dorado për transportimin e ngarkesave me kokainë.
I shumëkërkuari u arrestua në një lagje të kryeqytetit Bogota. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi 10 kilogramë kokainë, një revolver, municione, si dhe 456 milionë peso kolumbiane, që përllogariten në rreth 106 mijë euro.
Ndaj tij është paraqitur edhe një kërkesë për ekstradim në Holandë, megjithatë kjo nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga Shërbimi i Prokurorisë Publike holandeze.
Hetimet për aktivitetin e rrjetit kriminal vijojnë, ndërsa autoritetet po verifikojnë lidhjet e tij me grupet e trafikut të drogës në disa vende të Evropës.
Po ndodh...
Kështjella PD që u bë Mejhane e Berishës dhe kështjellë e Ramës
ide
Zgjedhjet nuk i mbulojnë dot veshët e gomarit
Referendumi - Legjitimiteti i rrejshëm i Sali Berishës
Kohë të mira për SPAK dhe Gjykatën Speciale
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128