Zgjedhjet nuk i mbulojnë dot veshët e gomarit

Mund të duket për të qeshur, por realisht këto janë zgjedhjet më të vështira me të cilat është përballur ndonjëherë Sali Berisha.
Berisha mund të ndeshej me këdo dhe, edhe në mos fitoftë, do të mund të kish manipunuar çdo proces për ta mbajtur me çdo kusht fronin e SHPK-së së tij. Por ky proces votimi është më i keq se çdo kundërshtar. Ai e përball atë me vetveten dhe pamundësinë e thellë për tu legjitimuar. Ai ka hyrë në betejë me fuqi të mëdha të papërballshme, me të cilat nuk mund të fitojë dot askush: Kohën dhe arsyen. Ato nuk munden me referendum, e as me tabore deputetësh që rreshtohen të pohojnë abusrditete banale në përpjekje të dëshpëruar për të trukuar një normalitet të paqenë për situatën ku ajo parti gjendet.
Kështu, Berisha nuk mund ta mundë dot kohën dhe një mandat në moshën 82 për 86 vjeç, duke qenë non grada dhe i izoluar ndërkombëtarisht, i shterrur dhe konsumuar politikisht, i lodhur dhe cfilitur nga humbjet dramatike dhe pafuqia për të mbledhur as 2 mijë vetë në shesh, i dërrmuar nga mungesa e thellë e shpresës që ka mbjellë në parti, është një mision jo vetëm i pamundur, por shkatërrues.
Po kështu, Berisha nuk mund të luftojë dot kundër asrsyes e cila i thotë çdokujt me dy pare mend se ai nuk ka asnjë shans të fitojë dhe po shërben vetëm si pengesë për të rrëzuar Edi Ramën, se ai do të duhet të ish larguar me kohë, aq më tepër kur u rikthye për ta zhytur atë në humbjen më të thellë në historinë e saj, aq më tepër kur kandidimin ia ndalon në mënyrë të prerë statuti që ai vetë e ka sanksionuar me duart e veta, e aq më tepër kur ai, jo vetëm që nuk largohet, por ndalon çdo konkurrent të kandidojë.
Në këto kushte, Berisha është i detyruar të pengojë me çdo kusht fjalën dhe mendimin e lirë në PD. Kushdo që mendon do konsiderohet armik, sepse mendimi - kur është i arsyeshëm - pohon të vërtetën e thjeshtë që kërcënon legjitimitetin e liderit, të vërtetën që thotë se ai duhet largohet.
Një përrallë e Vëllezërve Grim, tregon sesi i biri i një mbreti kishte veshë gomari dhe, në përpjekje për ta fshehur këtë, mbreti kërcënonte me prerje koke berberin që e qethte nëse do t’ia tregonte dikujt. Pesha e heshtjes rëndonte plumb mbi berberin dhe një ditë ai hapi një gropë dhe ia pohoi asaj të vërtetën e tij, për ta mbuluar më pas me dhe. Prej andej, muaj më pas mbiu një kallam të cilin një bari e preu për ta bërë fyell. Për çudi fyelli i bariut lunate vetëm një avaz: “Biri i mbretit ka veshë gomari”.
Berisha mund ti kërcënojë e shantazhojë të gjithë berberët në PD të hapin gojë, por nuk mund të djegë dot fyejt rrotull saj që luajnë ngado avazin e të vërtetës së hidhur mbi të. E vërteta mbulohet me referendume, ndaj këto janë zgjedhje që nuk mund të fitohen.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Zgjedhjet nuk i mbulojnë dot veshët e gomarit
Referendumi - Legjitimiteti i rrejshëm i Sali Berishës
Kohë të mira për SPAK dhe Gjykatën Speciale
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128