Tragjedi në Greqi/ Shqiptari 55-vjeçar humb jetën pasi përplaset nga kamioni në Peloponez
23 Maj 2026, 17:56 / AKTUALITET

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në zonën “Pirgos Ilias” në Peloponez të Greqisë.
Viktima është identifikuar si Fatmir Dyrmishi, 55 vjeç.
Sipas policisë greke, ai po lëvizte me biçikletë në një kryqëzim në hyrje të qytetit, kur është përplasur nga një kamion, në rrethana që ende po hetohen.
Pas aksidentit, ai është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Trupi i tij është dërguar në morg, ndërsa drejtuesi i kamionit është shoqëruar nga policia për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sipas raportimeve, 55-vjeçari jetonte i vetëm në zonën e Pirgos, ndërsa familja e tij ndodhet në Shqipëri. Hetimet për aksidentin po vijojnë.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
Nga Bato Kosova
ide
Zgjedhjet nuk i mbulojnë dot veshët e gomarit
Nga Ergys Mërtiri
Referendumi - Legjitimiteti i rrejshëm i Sali Berishës
Nga Taulanda Jupi
Kohë të mira për SPAK dhe Gjykatën Speciale
Nga Preç Zogaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128