Raport tronditës i OKB-së/ Mafiet në botë shkaktojnë rreth 95 mijë viktima në vit që nga viti 2000

23 Maj 2026, 17:41 / BOTA ALFA PRESS

Raport tronditës i OKB-së/ Mafiet në botë shkaktojnë


Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar raportin e parë botëror për mafian, ku thuhet se që nga viti 2000 grupet kriminale kanë shkaktuar rreth 95 mijë viktima në vit, një shifër e krahasueshme me humbjet vjetore në luftëra.

Raporti është prezantuar në Palermo, në përvjetorin e masakrës së Capaci-t, ku në vitin 1992 u vra gjykatësi Giovanni Falcone, bashkëshortja e tij dhe tre truprojat.

Në dokument thuhet se, pavarësisht ndryshimeve ndër vite, organizatat kriminale vazhdojnë të përdorin dhunën dhe frikësimin si mjet kryesor. Sipas zyrtarëve të OKB-së, miti se mafiet janë bërë më pak të dhunshme nuk qëndron.

Raporti tregon gjithashtu se aktivitetet e tyre janë zgjeruar, duke përfshirë jo vetëm trafikun e drogës, por edhe krimet kibernetike, mashtrimet online, trafikimin e qenieve njerëzore dhe krime mjedisore.

Drogat mbeten burimi kryesor i fitimeve, me miliarda dollarë të gjeneruara çdo vit në rrugët ndërkombëtare të trafikut.

Sipas të dhënave, një pjesë e madhe e vrasjeve në botë lidhet me grupet kriminale, veçanërisht në Amerikën Latine, ku shifra është edhe më e lartë për shkak të aktivitetit të karteleve të drogës.

Po ndodh...

ide