Ligji i ri për landfillet/ Bashkitë detyrohen të ndajnë dhe riciklojnë deri në vitin 2035

Bashkitë do të duhet të gjejnë zgjidhje për diferencimin e mbetjeve brenda vitit 2035. Pas kësaj date, për këtë kategori nuk do të lejohet më depozitimi në landfille.
Detyrimi është i përcaktuar në ligjin e ri për landfillet, i cili sipas relacionit vjen si detyrim nga Bashkimi Evropian në fushën e mbrojtjes së mjedisit.
Në këtë kuptim, prioritet do t’i jepet riciklimit dhe jo metodave të tjera.
“Pas datës 31 dhjetor 2035, mbetjet e patrajtuara nuk pranohen në landfill”, thuhet në dokumentin që pritet të miratohet nga qeveria. Madje, menjëherë pas miratimit do të nisë edhe reduktimi i depozitimit në landfille.
Brenda tre viteve nga miratimi i nismës, mbetjet bashkiake të biodegradueshme që shkojnë në landfill do të reduktohen në 50% të sasisë totale të vitit 2010.
Faza e dytë do të jetë në vitin 2035, ku do të reduktohen në vetëm 35%, dhe në etapën e fundit, që i përket vitit 2045, do të trajtohen vetëm 10% e sasisë totale.
Po ashtu, në skemë përfshihen edhe inceneratorët, por me kushtet e mbrojtjes së mjedisit. Nga ana tjetër, do të nisë verifikimi i të gjitha hapësirave ku grumbullohen mbeturinat, për të vendosur nëse do të mbyllen apo do të vijojnë aktivitetin.
Ligji i ri parashikon edhe rastin e eksporteve. Shqipëria është ndër shtetet e pakta ku nuk bëhet diferencimi i mbetjeve të riciklueshme, ndërsa nismat e mëparshme kanë dështuar.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Zgjedhjet nuk i mbulojnë dot veshët e gomarit
Referendumi - Legjitimiteti i rrejshëm i Sali Berishës
Kohë të mira për SPAK dhe Gjykatën Speciale
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128