Trump armëpushim, Irani hedh poshtë pretendimet: Nuk ka dialog midis Teheranit dhe Washingtonit

Trump lajmëroi armëpushim 5 ditor me Iranin dhe bisedime të shkuara “shumë mirë”, e vetëm një “fjalë goje” prej tij mjaftoi që të ulej ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet botërore. Por me sa duket Irani nuk ka të njëjtat “plane”.
Kjo pasi sipas raportimit të CNN, Irani ka mohuar çdo dialog me Washingtonin, duke i hedhur poshtë deklaratat e Presidentit Donald Trump, dhe duke i konsidertuar ato si një përpjekje për të ulur çmimet e energjisë dhe për të blerë kohë për plane ushtarake. Kjo ka qënë deklarata e bërë nga ministria e jashtme iraniane.
“Përgjigja jonë ndaj të gjithave është e qartë: ne nuk jemi pala që e nisi këtë luftë dhe të gjitha këto kërkesa duhet t’i referohen Washingtonit.” thuhet në deklaratë.
Ndërkohë, pas deklaratave të Trump, ushtria izraelite njoftoi se po kryen sulme ndaj objektivave të regjimit iranian në "zemër të Teheranit"
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
