U aksidentua me makinë në Florida dhe u arrestua për drejtim nën ndikimin e substancave, lirohet me garanci Tiger Woods
Tiger Woods është lënë i lirë kundrejt garancisë, pasi u arrestua për drejtim mjeti nën ndikimin e substancave, pas një aksidenti të ndodhur në një rrugë rurale në Florida.
Të premten, më 26 mars, mjeti tip Land Rover i Woods u përmbys në një rrugë me dy korsi pranë banesës së tij në Jupiter Island. 50-vjeçari shfaqi shenja të një gjendjeje të ndikuar dhe refuzoi t’i nënshtrohej testit të urinës gjatë ndalimit, ndërsa testi i alkoolit nuk tregoi prani alkooli. Autoritetet dyshojnë se gjendja e tij lidhej me përdorimin e medikamenteve ose substancave të tjera.
Ylli i golfit nuk pësoi lëndime, por oficerët e policisë e përshkruan si “i plogësht”. Ai qëndroi në paraburgim për tetë orë përpara se të lirohej. Përveç akuzës për drejtim nën ndikim, ndaj tij u ngritën edhe akuza për shkaktim dëmesh materiale dhe refuzim për t’iu bindur një kontrolli të ligjshëm.
Sipas sherifit, sportisti i njohur ishte bashkëpunues me autoritetet, por i kujdesshëm në deklaratat e tij: “Ai bashkëpunoi, por nuk u përpoq të vetë-inkriminohej, ndaj ishte i kujdesshëm për çfarë tha dhe çfarë nuk tha. Kur erdhi momenti për testimin, testin e urinës në burg, ai e ndërpreu procesin.”
Lidhur me refuzimin për t’iu nënshtruar testit të urinës, sherifi shtoi: “Në vendngjarje kishim specialistë që e vlerësuan dhe besuan se nuk kishte konsumuar alkool, por se bëhej fjalë për një lloj medikamenti apo substance. Në burg ai bashkëpunoi për testin e alkoolit, por nuk pranoi të merrte pjesë në testin e urinës.”
Vlen të theksohet se Woods ishte arrestuar edhe në vitin 2017 për drejtim nën ndikimin e substancave në Florida, kur policia e gjeti pa ndjenja brenda automjetit të tij, me pesë substanca të ndryshme në organizëm, mes tyre dy qetësues të fuqishëm.
Më pas ai iu nënshtrua një programi rehabilitimi për varësi nga qetësuesit. Ai ishte përfshirë gjithashtu në një aksident të rëndë në vitin 2009, kur u përplas me një hidrant zjarri, një incident që kontribuoi në zbulimin e marrëdhënieve jashtëmartesore dhe përdorimit të substancave.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128