
Gjoba 60 mijë lekë për OJF-të - Projektligji: Në rast mosdeklarimi apo të dhëna të pavërteta, sanksionohen si bizneset

Organizatat jofitimprurëse që deklarojnë të dhëna të pavërteta apo nuk deklarojnë ndryshimet e të dhënave do të gjobiten me 60 mijë lekë”. Ministria e Drejtësisë ka nxjerrë për konsultim publik ndryshimet ligjore, që sipas relacionit shoqërues adresojnë problematikat e konstatuara nga Gjykata Kushtetuese në një vendim të vitit 2023. Përmes këtij vendimi, kjo gjykatë ka shfuqizuar detyrimin e organizatave jofitimprurëse për t’u regjistruar, kompetencën e kancelarit për të shqyrtuar regjistrimet e tjera, si dhe masat administrative për shkeljet sipas ligjit.
Në lidhje me masat administrative, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se marzhi i përcaktuar nga 0.1% deri në 1%, nuk plotëson standardet lidhur me qartësinë e normës juridike për sa i përket kuptimit dhe përllogaritjes së gjobave mbi të ardhurat vjetore të deklaruara të organizatave jofitimprurëse, duke i bërë këto ndëshkime për nga natyra e tyre arbitrare.
Po ashtu, sipas GJK-së, këto parashikime janë të paparashikueshme, për sa kohë që nuk është e qartë se si do të zbatohen në drejtim të përcaktimit të shkeljes më të lehtë ose më të rëndë, në mungesë të faktorëve ose kritereve të tjera që mund të çojnë në ndonjë ndryshim në masën e gjobës. “Nga ana tjetër, edhe përcaktimi i gjobës në masën minimale prej 30.000 lekësh konsiderohet, për të njëjtat shkaqe, si një masë joproporcionale në lidhje me synimin që kërkohet të arrihet”, - thuhej më tej.
Ndërkaq, sipas relacionit shoqërues të hartuar nga Ministria e Drejtësisë për përcaktimin e gjobës prej 60 mijë lekësh është mbajtur në konsideratë masa administrative që parashikon ligji “Për regjistrimin e biznesit” për të njëjta shkelje, që lidhen me deklarimet e pavërteta apo mosdeklarimin e tyre.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128