OBSH: Shqiptarët 59.7% të shpenzimeve nga xhepi në shëndetësi! Koçiu: 130 milionë euro për rimbursimin e ilaçeve me buxhetin e 2025

12 Dhjetor 2024, 17:05 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

OBSH: Shqiptarët 59.7% të shpenzimeve nga xhepi në

Shqipëria vijon të mbajë rekord në Europë për shpenzimet nga xhepi që qytetarët bëjnë për shëndetësinë, një situatë që prek kryesisht pagesat për ilaçe, të cilat arrijnë në 59.7% të totalit të shpenzimeve shëndetësore.


Drejtuesi në detyrë i zyrës së OBSH në Tiranë, Gazmend Bejtja, gjatë një konference, theksoi nevojën për rritjen e financimit publik në sektorin e shëndetësisë.

"Në Shqipëri, financimi publik është në nivelin 3.3% të GDP, shumë më i ulët se mesatarja e vendeve të BE-së. Rekomandimi i OBSH është që ky financim të arrijë të paktën në 4.5% të GDP-së, gjë që do të ndikonte drejtpërdrejt në uljen e barrës financiare për qytetarët," deklaroi Bejtja.