
Zyrtare/ Bylisi nuk pret janarin, klubi ballshiot njofton largimin e sulmuesit

Klubi i Bylisit ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me sulmuesin Felipe Souza.
Ballshiotët nuk kanë pritur merkaton e janarit për të prishur kontratën, ndërsa tregojnë se dëmtimet e shpeshta u bënë shkak për këtë vendim.
Sulmuesi 26-vjeçar u afrua në shtatorin e vitit 2022 te klubi i Bylisit. Ky ishte sezoni i tretë për të, teksa mori minuta si zëvendësues vetëm në një takim.
“FK Bylis njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me lojtarin brazilian, Felipe Souza dhe e falënderon për kontributin e dhënë në klubin tonë për 3-sezone. Felipe Souza, u bë pjesë e Bylisit në edicionin 2022-2023, duke spikatur me performancën dhe golat e tij, në Superiore dhe Kategorinë e Parë, por dëmtimet e shpeshta u bën shkak edhe për mbylljen e aventurës si bardhekuq mes brazilianit dhe klubit tonë.
FK Bylis e falënderon Felipe Souzën për kontributin e dhënë në klubin tonë, duke e lënë të hapur mundësinë e rikthimit dhe bashkëpunimit në të ardhmen”.
-
-
Thikë, shkop bejsbolli dhe targa/ Arrestohet i riu në Tiranë
12 Dhjetor, 16:39

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128