
Nga drejtuesi i ICITAP te FBI, Drejtori i Kriminales takime të niveleve të larta në SHBA: Në fokus bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati, me ftesë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mori pjesë në disa takime të rëndësishme të niveleve të larta në Washington.
Fokusi i këtyre takimeve ishte rritja e kapaciteteve bashkëpunuese ndërmjet Policisë së Shtetit shqiptar dhe agjencive ligjzbatuese amerikane.
Një ndër prioritetet e këtyre takimeve ishte trajnimi disaditor i oficerëve shqiptarë të Njësisë së Informacionit të Pasagjerit, me kolegët amerikanë të Agjencisë Federale të Mbrojtes së Kufirit dhe Doganave (CBP) dhe me Qendrën Kombëtare të Shenjëstrimit (NTC).
Në këtë trajnim, oficerët e kesaj Njësie përftuan eksperiencat më të mira të kolegëve amerikanë dhe u vendosën ura komunikimi për shkëmbimin e informacioneve në kohë reale, ndërmjet këtyre agjencive.
Gjithashtu, Drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati kreu disa takime të rëndësishme me:
– Drejtuesin e ICITAP, në selinë qendrore të Departamentit të Drejtesisë;
– Në Byronë për Luftën kundër Terrorizmit, në selinë qendrore të Departamentit të Shtetit;
– Në Drejtorinë e Byrosë Qendrore të Interpol Washington;
– Në Byronë Federale të Hetimeve (FBI).
Gjatë këtyre takimeve u diskutuan sfidat e ardhshme të bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe hetimeve konkrete të përbashkëta.
Një takim tjetër të frytshëm, Neritan Nallbati, gjatë vizitës së tij në Washington, zhvilloi me zyrtarë të lartë të Agjencisë Federale të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike (DSS/OCI), pjesë e Departamentit të Shtetit Amerikan, me prezencë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë.
-
Thikë, shkop bejsbolli dhe targa/ Arrestohet i riu në Tiranë
12 Dhjetor, 16:39 -
VIDEO/ Roko Vata shënon golin e parë me Watford
12 Dhjetor, 16:32

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128