The explosion in Memaliaj/Tritoli was caused by the Qesarat administrator, the perpetrators fled on foot
2026-04-06 11:15:34 / AKTUALITET

Një shpërthim me lëndë plasëse raportohet të ketë ndodhur në orët e para të ditës së sotme në oborrin e shtëpisë së Administratorit te Njësisë Administrative Qesarat Butjan Kapa në fshatin Toç në Memaliaj.
Butjan Kapaj është gjithashtu anëtar kryesie në Partinë Demokratike.
Nga pamjet filmike ka rezultuar se kanë qenë dy autorë, të cilët kanë zbritur nga një automjet tip “Range Rover”.
Policia në njoftimin zyrtar bëri me dije se ata janë larguar nga aksi rrugor “Krahës-Memaliaj” ndërsa në afërsi të fshatit Qesarat kanë djegur automjetin që kanë përdorur dhe më pas janë arratisur në këmbë.
Sakaq, kontrollet në zonë po vijojnë me qëllim kapjen e autorëve si dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Happening now...
ideas
When cardboard and arrogance become law.
Nga Gjergji Nika
Renaissance is Disaster Capitalism
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
