Dosja “Partizani”, Berisha sfidon Ramën: Le të vijë po të dojë, do përballemi ta shohin shqiptarët!!

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje.
I pyetur lidhur lidhur me çështjen e dosjes “Partizani”, dhe nëse gjykata pranon që kryeministri Rama të jetë dëshmitar se a do jetë i pranishëm në seancë, Berisha tha se kryeministri Edi Rama është autor i ndryshimit të dosjes dhe se nuk e ka aspak problem të ballafaqohet me të.
“Pasi dhe lejen e ndërtimit, e anulove kur more vesh se ishte Jamarbër Mallteze. Pse e anulove? Dhe tjetra përse nuk zbatove vendimin e gjykatës, por gjobite bashkinë me 300 mijë euro. Tani do vendosë gjykata nëse do e thërrasë apo jo Ramën që është autor i ndryshimit të destinacionit në të gjitha raste dhe cdo cm katror të atij trualli. Po më thirri gjykata do shkoj me kënaqësi…E merrni vesh si do ta bëj Edi Ramën aty unë. Edi Rama le të vijë po të dojë, të jetë me kamera të dalim të ballafaqohemi. Por ai nuk vjen…këta i ka si ushtar. Mua nuk më kanë thirrur se po të më thërrasin shkoj, nuk e kam asnjë problem”, tha më tej ai.
E plotë:
Anila Hoxha, TCH: Nëse gjykata pranon që Rama të thirret si dëshmitar, do jeni ju në atë seancë?
Sali Berisha: Po më thirri gjykata, do të shkoj me kënaqësi. E merrni vesh se si do ta bëj Edi Ramën unë. Të jetë me kamera, ta shohin të gjithë shqiptarët. Të dalim, të ballafaqohemi. Por ai nuk vjen, ai këta i shumëzon me zero, i ka si ushtarë. Po e thirrën, unë e vlerësoj atë dhe do të shkoj patjetër. Nuk më kanë thirrur se po të më thërrasin, do të shkoj unë, nuk e kam asnjë problem.
Këto ishin për sot. Seriali tjetër është seriali Dumani.
Anila Hoxha, TCH: Po na i paraqet si publicitet?
Sali Berisha: Po, është rregull që gjërat anonçohen. Unë bëj transparencë. Seriali Dumani është edhe ai një serial i veçantë.
Pyetje: Nëse do kemi një serial Dumani, a e konsideroni të përfunduar serialin Gjoka?
Sali Berisha: Seriali Gjoka u mbyll, sepse serialin Gjoka do të çojnë ta gjykojë gjykata e vet. Nuk shkon kurrë që e njëjta gjykatë të gjykojë personin, por ky është urdhri i Sadush Gjokës dhe këta nuk kanë çfarë bëjnë.
E ka dhënë këtë udhëzim ai, e ka lëshuar kur ia kanë kërkuar. A e dini si e përdor ai gjykatën? Si kuzhinë të veten.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
