Tragedy of the accident in Durrës, Manja warns of a package of changes and stricter measures in the Road and Criminal Code

Është mbajtur këtë të martë mbledhja në Komisionin e Ligjeve. Në nisje të fjalës, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Maja u ndal te aksidenti tragjik në Durrës, i ndodhur të dielën, ku humbën jetën dy fëmijë, dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Manja theksoi se PS do t’i drejtohet Kuvendit me propozime për ndryshime në Kodin Rrugor.
“Ngjarja e rëndë ka prekur shumë ndjeshmëri, tek çdo shqiptar por edhe tek çdo prind. Ai është një njeri që do duhet të marrë ndëshkimin e merituar sipas ligjit. Ngjarja është shumë e rëndë. Bashkohem me ngushëllimet për familjet. Por ky Komision ka përgjegjësinë që këtë shqetësim ta përkthejë në ndryshime ligjore. Bashkë me disa kolegë të tjerë të kësaj mazhorance shumë shpejt do t’i drejtojmë Kuvendit të Shqipërisë një paketë ndryshime në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë dhe Kodin Penal”, tha ai, duke shtuar:”Autori i kësaj vepre penale gjithçka mundë të përfaqësojë, por nuk meriton të jetë më mes nesh përveçse të marrë ndëshkimin e merituar shembullor sipas ligjit”.
Happening now...
Sali Llapa
ideas
Sali himself, Kadi himself!
Everyone against the murderer, no one against themselves!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
