Djali i Hashim Thaçit mbështet haptazi Bedri Hamzën: Për çlirimtarët e një Kosovë më të mirë zgjidhni kreun e PDK-së për president

5 Qershor 2026, 15:36 / KOSOVA ALFA PRESS

Djali i Hashim Thaçit mbështet haptazi Bedri Hamzën: Për

Djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, sugjeron që Bedri Hamza, kryetari i PDK-së të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit.

“Kosovës i duhet ndryshimi me Bedri Hamzën. Për qytetarët. Për çlirimtarët. Për Koosvën. Të dielën votoni PDK-në dhe numrin 125” shkruan Endrit Thaçi në foton e publikuar në Instagramin e ti ku ai shfaqet krah kreut të PDK-së.

Të dielën, më 7 qershor, në Kosovë pritet të zhvillohen zgjedhjet për Presidentin e vendit.

Sipas mediave vendase mësohet se deri më tani janë regjistruar rreth 22 parti politike dhe 3 koalicione , të përbëra nga 9 parti politike.

Sipas KQZ-së partitë politike që kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë:

1.Partia Socialdemokrate; 2. Kosovaki Nevi Romani Partia; 3. Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve; 4. Za Slobodu Pravdu i Opstanak; 5. Srpska Lista; 6. Yenilikçi Türk Hareket Partisi; 7. Lidhja Demokratike e Kosovës; 8. Fjala; 9. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës; 10. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK; 11. Socialdemokratska Unija; 12. Jedinstvena Goranska Partija; 13. Kosova Demokratik Türk Partisi; 14. Nova Demokratska Stranka; 15. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës; 16. Kosovski Savez; 17. Partia Balliste; 18. Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale; 19. Partia Liberale Egjiptiane; 20. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës; 21. Stranka Demokratske Akcije; dhe 22. Partia Demokratike e Kosovës.

Sa u përket koalicioneve mësohet se bëhet fjalë për 1. Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan (Koalicija VAKAT); (2). Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim (Ashkalitë e Bashkuar) dhe 3. Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (Lëvizja VETËVENDOSJE!).

Teksa data e zgjedhjeve po afron, djali i ish-presidentit të pestë të Republikës së Kosovës për president njëherazi dhe ish-kryeministri i parë i vendit, ka zbuluar se në këtë garë ai përkrah Bedri Hamzën, të cilin e shikon si kandidat të duhur për një të ardhme më të mirë.

Po ashtu, Thaçi thotë se nëse Hamza do të fitojë zgjedhjet, drejtësia do të funksionojë për ish-anëtarët e UÇK-së, çështje e cila sot e kësaj dite po gjykohet nga Gjykata e Hagës dhe akoma nuk është vendosur drejtësi për të.

Djali i Hashim Thaçit mbështet haptazi Bedri Hamzën: Për

 

Po ndodh...

ide