Kosova ende pa qeveri, LDK propozon qeveri teknike gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e krizës

15 Maj 2025, 19:11 / KOSOVA ALFA PRESS

Kosova ende pa qeveri, LDK propozon qeveri teknike

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar krijimin e një qeverie teknike gjithëpërfshirëse me mandat dhe detyrime të përcaktuara qartë, për tejkalimin e krizës

Në një deklaratë për mediat, LDK deklaron se e konsideron detyrim politik, moral dhe kushtetues të paraqesë qartazi vizionin dhe qëndrimin politik për tejkalimin e krizës aktuale.

Sipas LDK, kriza “është pasojë e paaftësisë së partisë së parë për të krijuar shumicën parlamentare, zgjedhjen e kryetarit dhe konstituimit të Kuvendit”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se gjendja e tanishme nuk mund të vazhdojë deri në pafundësi. Çdo vonesë në ndërtimin e institucioneve, çdo ditë me një qeveri në detyrë që vepron përtej kompetencave kushtetuese, deri në shkelje të rënda penale, është dëm për interesin e qytetarëve dhe cenon rëndë rendin kushtetues institucional të vendit”, thuhet në deklaratë.

“Kryesia e LDK-së vlerëson se propozimi i LDK-së për zgjidhjen e krizës është më i përshtatshmi dhe i shërben interesit të vendit”.

 

Po ndodh...