“Shkodra Elektronike” pushton rrjetet sociale, ja çfarë shkruan Youtube për dyshen muzikore

15 Maj 2025, 18:51 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Shkodra Elektronike” pushton rrjetet sociale, ja çfarë

“Shkodra Elektronike” ka pushtuar rrjetet sociale pas performancës së saj në Eurovizion, duke lënë pas një ndikim të fuqishëm.

Në një postim të shpërndarë në faqen zyrtare të Eurovizionit në YouTube, ku ishte publikuar një video e performancës së grupit, reagimi nga ana e YouTube nuk ka ngelur pa u vënë re.

Në një koment të shkruar në video, faqja zyrtare e platformës shkruajti: “This is everything” (Kjo është gjithçka), duke theksuar fuqinë dhe ndikimin e performancës së Shkodrës Elektronike.

Ky koment ka shkaktuar një stuhi diskutimesh dhe reagimesh, duke e bërë grupin dhe performancën e tij një temë qendrore në rrjetet sociale.

Për fansat dhe ndjekësit e Eurovizionit, ky është një moment që tregon se ndikimi i Shkodrës Elektronike ka kaluar kufinjtë e një show të thjeshtë, duke u bërë një fenomen i vërtetë në botën dixhitale.

 

Po ndodh...