
Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk tregon vullnet për paqe, kërkojmë sanksione të reja

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Rusia nuk tregon se ka dëshirë të ndalë luftën, duke kërkuar më shumë presion ndërkombëtar ndaj Moskës.
Komentet vijnë pas takimit të tij me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në prag të rifillimit të bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll.
Zelensky konfirmoi se një delegacion ukrainas, i kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov, do të udhëtojë drejt Stambollit për bisedime me përfaqësues rusë. Ai theksoi se delegacioni ka marrë mandatin për të diskutuar një marrëveshje për armëpushim, por përjashtoi pjesëmarrjen e tij personale në këtë fazë.
“Shohim që pala ruse nuk është serioze për paqen. Rusia nuk ndjen nevojën të ndalë luftën, që do të thotë se presioni politik dhe ekonomik ndaj saj nuk është i mjaftueshëm,” deklaroi Zelensky.
Në rast se nuk arrihet një marrëveshje për armëpushim apo nuk merren vendime konkrete, presidenti ukrainas bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve të reja ndërkombëtare ndaj Federatës Ruse.
Ai nënvizoi gjithashtu se, nëse përmes bisedimeve në Stamboll arrihet një marrëveshje teknike për armëpushim, një takim i drejtpërdrejtë me presidentin rus Vladimir Putin mund të mos jetë i nevojshëm.
Zelensky tha se Kievi është në pritje të konfirmimit nga SHBA dhe Turqia për kohën e saktë të zhvillimit të takimit dhe theksoi se kishte zhvilluar një “bisedë të mirë” me presidentin Erdogan.
Moska deklaron gatishmëri për kompromis
Nga ana tjetër, kryenegociatori rus, Vladimir Medinsky, deklaroi për agjencinë shtetërore ruse RIA se Moska është e hapur për rifillimin e bisedimeve dhe për kompromise të mundshme në kuadër të procesit të paqes.
“Jemi të gatshëm për rinisjen e bisedimeve në Stamboll dhe për diskutimin e kompromiseve të mundshme”, tha Medinsky, duke iu referuar rundit të fundit të bisedimeve në pranverën e vitit 2022.
Ai theksoi se delegacioni rus do të përfshijë përfaqësues të lartë nga të gjitha institucionet shtetërore përkatëse, duke iu përgjigjur kritikave të Zelenskyt për mungesën e përfaqësimit diplomatik në nivele të larta nga ana e Rusisë.
Bisedimet e mëparshme ishin ndërprerë, pasi Moska kishte paraqitur kushte që shumë vëzhgues i konsideruan si kërkesë për dorëzim të plotë të Ukrainës.

Zgjedhjet nuk i fitoi Rama, i humbi Berisha
ide

Prish shtëpi e bëj kasolle…

Berisha fitoi, ne humbëm!

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128