
KZAZ e diasporës ende pa vendim për zarfet e Greqisë, PS letër KQZ për të nisur numërimi

Partia Socialiste i është drejtuar me një kërkesë zyrtare KQZ-së për vijimin e numërimit të votave nga Greqia, pasi ende KZAZ e diasporës nuk ka marrë një vendim.
Partia Socialiste ka kërkuar marrjen e masave për të vijuar në mënyrë të rregullt procesin e numërimit dhe vlerësimit të zarfeve “B” të kontestuara nga grupet e numërimit.
PS kërkon që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, të marrë një vendim për të garantuar përmbylljen e numërimit në përputhje me udhëzimet ligjore.
“Komisioneve të Administrimit, Numërimit dhe Vlerësimit të Votave nga Jashtë, për tu shprehur me vendim lidhur me kontestimet e bëra nga Grupet e Numërimit të Votave për pothuajse 25% të zarfave “B”, duke mundësuar kështu vazhdimin e procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë.
Nisur nga fakti se nga ana tyre nuk u mor asnjë vendim dhe nuk ka filluar ende numërimi, në përcaktim të Udhëzuesit të punës së KANVVJ dhe GNVJ, miratuar me vendimin nr. 33, datë 08.05.2025 të Komisionit Rregullator, rezulton se referuar Kreut II, pika 1 parashikohet se në rast të mungesës së vendimmarrjes nga KANVVJ, vendimi merret nga Komisioneri.
Në këto kushte, kërkojmë nga ana Juaj, në ushtrim të kompetencave të ngarkuara me ligj, marrjen e një vendimi për vijimin e procesit në mënyrë të rregullt dhe vlerësimin e zarfeve “B” të kontestuara deri në këtë fazë nga Grupet e Numërimit dhe përmbylljen e procesit të numërimit”, thuhet ne shkrese.

Zgjedhjet nuk i fitoi Rama, i humbi Berisha
ide

Prish shtëpi e bëj kasolle…

Berisha fitoi, ne humbëm!

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128