
A do mundet Shqipëria të anëtarësohet në BE deri në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE, Antonio Costa

Presidenti i KiE, Antonio Costa, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, është shprehur i bindur se Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030, madje sipas tij, mund të ndodh edhe më herët.
Costa u shpreh se duke ecur me këto ritme dhe duke pasur këto rezultate, atëherë është tërësisht e mundur që Shqipëria të bëhet anëtare para 2030.
“Jam i sigurt që mund të bëni një punë të shkëlqyer, vitin tjetër kur të vijë serish, jam i sigurte që nuk do më pyesin më të njëjtën pyetjen”, tha ai.
Antonio Costa: Nuk po këkroj ndonjë datë në vetvete, por ne do të shikojmë dita ditës se çfarë po bën Shqipëria, arritjet. Sapo të përfundojmë procesin, në atë moment do të bëhet shtet anëtare e BE, pse jo dhe më parë, përpara 2030.
Nëse do jetë me këto rezultate, atëherë është tërësisht e mundur që të bëhet anëtare para 2030, kjo varet nga ecuria. Mesazhi im është që në muajit në vijim dhe vitet ne vijim, jam i sigurt që mund të bëni një punë të shkëlqyer, vitin tjetër kur të vijë serish, jam i sigurte që nuk do më pyesin më të njëjtën pyetjen.

Zgjedhjet nuk i fitoi Rama, i humbi Berisha
ide

Prish shtëpi e bëj kasolle…

Berisha fitoi, ne humbëm!

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128