
“Bëra kallëzim penal”! U godit nga vëzhguesi i Ornaldo Rakipit, flet Sekretari i KZAZ në Kashar: Kontestuan një votë, reaguan me forcë dhe ofendonin. Nuk i njihja personat!

Remzi Mehmeti është Sekretari i KZAZ-së nr.30 në Kashar i cili u godit fizikisht nga një prej vëzhguesve të kandidatit të PS në listën e hapur, Ornaldo Rakipi.
Gjatë një prononcimi për mediat, Mehmeti tregon si nisi sherri për një votë e cila ishte kontestuar nga mbështetësit e Rakipit.
Sekretari i KZAZ, Remzi Mehmeti: Ishte një votë e pakontestuar. Vëzhguesit, nëse janë të tillë, e kontestoi me shumë forcë dhe ngriti zërin. I them qetësohu se do ta shohim votën dhe do ta vlerësojmë, pastaj do t’ju kthejmë përgjigje. Ngritën zërin dhe ofendonin. U thashë që do të marr masa t’ju largoj nga KZAZ. Kaluan perimetrin e sigurisë dhe e patë çfarë ndodhi. Vota e kontestuar ishte e Ornaldo Rakipit të PS, njerëzit duhet të ishin të kandidatit. Ne ishim për ta vlerësuar, për të gjetur mundësinë. Nuk na lanë mundësi. Procedura e parashikon që nëse ka kontestim, duhet të mblidhet KZAZ për ta vlerësuar. Këtë mundësi nuk na e lejuan. Nuk i njihnim personat. Kam bërë kallëzim në komisariatin nr.6. Personat nuk është se i njoh, por presim që policia të bëjë detyrën.
Ne do ta kryejmë detyrën tonë me çdo kusht.
Numërimi do të bëhet pa prezencën e përfaqësuesve të partive politike, por nën monitorimin e kamerave.

Zgjedhjet nuk i fitoi Rama, i humbi Berisha
ide

Prish shtëpi e bëj kasolle…

Berisha fitoi, ne humbëm!

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128