
Arrestohet këngëtari i njohur amerikan

Këngëtari i njohur amerikan Chris Brown u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm në një hotel me pesë yje në Manchester.
Policia e arrestoi Brown nën dyshimin për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore ndaj producentit muzikor Abe Diaw në klubin e natës Tape në Mayfair, në qendër të Londrës, në shkurt të vitit 2023.
Ylli amerikan i muzikës R&B, 36 vjeç, u arrestua pak pas orës 2 të mëngjesit në hotelin Lowry.
Brown kishte udhëtuar drejt aeroportit të Manchesterit me një avion privat pasditen e djeshme, ndoshta për të filluar provat për turneun e tij në Mbretërinë e Bashkuar, i cili nis më 15 qershor në Manchester.
E përditshmja The Sun kontaktoi policinë pasi konfirmoi që Brown ndodhej në vend, duke pyetur nëse ai do të arrestohej për incidentin.
Hetuesit e Metropolitaneve më pas udhëtuan drejt Manchesterit për të arrestuar këngëtarin pas marrjes së informacionit.

Zgjedhjet nuk i fitoi Rama, i humbi Berisha
ide

Prish shtëpi e bëj kasolle…

Berisha fitoi, ne humbëm!

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128