Zgjedhjet në Kosovë, arrestohen pesë persona për kërcënim ndaj votuesve

19 Maj 2026, 21:07 / KOSOVA ALFA PRESS

Zgjedhjet në Kosovë, arrestohen pesë persona për

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi të martën se, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës, ka ndërmarrë veprime hetimore pas raportimeve në media dhe deklarimeve të ministrit në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, lidhur me pretendime për kërcënim të votuesve në këtë komunë.

Sipas Prokurorisë, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesë shtetas të Republikës së Kosovës, të nacionalitetit serb, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”.

Në njoftim thuhet se janë siguruar deklarata dhe prova të mjaftueshme që ngrejnë dyshime për përfshirjen e tyre në veprime të kundërligjshme të lidhura me këtë vepër penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë thekson se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor, garantimin e ushtrimit të lirë të së drejtës së votës dhe respektimin e rendit kushtetues e ligjor në Kosovë.

Po ndodh...