
“Ajola Xoxa më mori telefonin dhe më tha....”/ Zbardhet dosja, ja si u intimidua dëshmitarja Ina Goxhaj me ndihmën e Klotilda Bushkës!

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka po hetohet nga SPAK për akuzën e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës, sepse sipas Prokurorisë së Posaçme, ajo thirri në zyrat e Avokatit të Popullit dëshmitaren Ina Goxhaj, të cilës iu mor telefoni dhe iu kërkua të mos fliste.
Goxhajn, prokurorët e kishin thirrur për çështjen Veliaj. Sipas SPAK, ekzistojnë të dhëna konkrete, të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme.
Në dosjen e SPAK, thuhet se takimi i parë është zhvilluar me Klotiilda Bushkën në banesën e kësaj të fundit në zonën e Shkollës së Kuqe.
Goxhaj ka treguar në dëshminë e saj se Klotilda Bushka, të cilën e ka kushërirë, e ka urdhëruar që të mohonte gjithçka kur të merrej në pyetje.
“Takimi i dytë është zhvilluar në 11 dhjetor 2024 në një zyrë avokatie, ku si pikë takimi ka shërbyer shtetasi E.I. Ajo ka thënë se aty ka gjetur Bushkën dhe një djalë tjetër, që nuk e njihte. Bushka e mësonte çfarë të fliste, gjëra që duhet të mohonte në mënyrë kategorike.
Bushka i ka kërkuar që të thoshte se ishte ajo nismëtare e projektit të dancit, ndërsa HARABEL është marrë vetëm me organizimin. Shqetësimi tjetër i Bushkës, është shprehur Goxhaj, lidhje me selinë e BYL-A, që nuk duhet të dilte shtëpia e saj. Ajo ka thënë se Bushka i ka dhënë një dokument, që shërbente për ndryshimin e adresës të qendrës BYL-A dhe i ka sugjeruar të deklarojë se ka qenë neglizhencë e saj mosndryshimi i adresës. Në këtë takim është bashkuar edhe Ajola Xoxa, e cila i ka kërkuar që t’ia dorëzonte telefonin dhe më pas ia ka kontrolluar. Goxhaj është shprehur se u ndje e detyruar për t’ia dorëzuar celularin e saj, një Samsung A35, por u ndje e detyruar nga Xoxa. Më pas, i ka dhënë një Iphone 12 dhe i ka dhënë se telefoni i mëparshëm do të asgjësohej”, thuhet në dosje.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128