Alimehmeti dhe Tabaku të preferuarit e demokratëve në Njësinë 10, nga PS kryesojnë Xhafaj dhe Braçe

12 Maj 2025, 12:03 / POLITIKË ALFA PRESS
Alimehmeti dhe Tabaku të preferuarit e demokratëve në

Në njësinë bashkiake nr. 10, një prej dy njësive ku u zhvillua numërimi elektronik rezulton se socialistët kanë preferuar në masë ish ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ai ka marrë 1722 vota preferenciale, i ndjekur nga Erion Braçe që ka marrë 624 vota preferenciale.

Sa i përket kampit të djathtë, më i votuari është Ilir Alimehmeti që ka marrë 848 vota, i ndjekur nga Jorida Tabaku me 590 vota.

Po ndodh...