
Alizoti i përgjigjet Ramës: Bëre kërcënim! Jam i biri i dikujt që vari partia e Kristaqit

Drejtuesi politik i PD-në në Elbasan, Tomor Alizoti, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama.
Deklaratën e Ramës kur i tha ‘je marrë me njerëzit e gabuar’, Alizoti e quan kërcënim.
“Më kujton Kinostudion e dikurshme. Një armatë e madhe që propagandon. Atë ditë ka pasur një shpërthim në Elbasan, ndaj përmenda minat. Ndërsa si njeri i lidhur me bandat, ai (Rama) duhet ngrënë. Por ai është dhe njeri që nuk hahet. Por ai sot ka bërë një kërcënim. Tha po ke gjetur vendin e gabuar, njerëzit më të gabuar”, deklaroi Alizoti.
“Do merrem drejtpërdrejt me Ramën”, tha demokrati, që akuzoi paraardhësit e kryesocialistit se kanë dënuar me vdekje gjatë diktaturës babanë dhe të afërmit e tij.
“Çuni i Kristaqit duhet të dijë një gjë, Tomor Alizoti është biri i dikujt që është varur nga partia e Kristaqit. Ai sot ka bërë një kërcënim. Unë jam duke u marrë pikërisht me njeriun e saktë. Imagjinoni në një vend si Gjermania që nipi i Hitlerit t’u drejtohej atyre që kanë qenë në kampet e përqëndrimit. Ai këtu po merret me racë, nëse ai është soj delenxhiu, ta dijë që partia e punës, ai vetë, prejardhja e tij është mision për mua. Njerëzit e mi janë varur nga njerëzit e tij. Të diskutoj me një njeri që ka lindur pa brekë rrugëve të Parisit, nuk e bëj dot…”

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128