“Bashkë për ndryshim!”/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë, kërkohet largimi i kryeministrit: Rama në burg, Berisha në burg!!

13 Qershor 2026, 13:59 / POLITIKË ALFA PRESS

“Bashkë për ndryshim!”/ Sot protesta e 14-të

Mbahet sot protesta e 14-të kundër qeverisë, ndërsa në qendër të kërkesave të qytetarëve vijon të mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Pas tubimit të zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet,  organizatorët kanë njoftuar një tjetër protestë që do të zhvillohet si çdo ditë, edhe sot në orën 18:00.

Qytetarët që kanë marrë përsipër organizimin e protestës u kanë bërë thirrje shqiptarëve nga të gjitha zonat e vendit, por edhe atyre që jetojnë jashtë Shqipërisë, të solidarizohen dhe t’i bashkohen tubimit në sheshin “Skënderbej” dhe më pas para zyrës së kryeministrit.

“Bashkë për ndryshim!”, është motoja që po shoqëron protestën e radhës.

Mes thirrjeve që dëgjohen më shpesh në protestat e fundit janë “Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëri e re” dhe “Revolucion”.

Po ndodh...

ide

Nga Neli Demi 12:52 IDE

Gen Z

Nga Neli Demi