Christian Pulisic pëson dëmtim, ngjall shqetësime te skuadrën e SHBA

Skuadra kombëtare e SHBA është në ankth për gjendjen e Christian Pulisic. Sulmuesi i krahut i Milanit që ishte mes protagonistëve të mëdhenj në ndeshjen me Paraguajin në Botërorin e futbollit u zëvendësua në minutën e 45 për shkak të një problemi në bicepsin femoral duke e ndjekur pjesën e dytë të sfidës nga pankina.
Megjithatë në kampin amerikan ka optimizëm për gjendjen e tij pasi zëvendësimi i tij u krye më shumë për të qenë të kujdesshëm dhe kështu që ai pritet të jetë në ndeshjen e dytë të grupit, atë me Australinë, gjë që u konfirmua edhe nga vetë Pochettino.
‘Nuk donim të rrezikonim aspak-tha trajneri i kombëtares amerikane, gjë që u konfirmua edhe nga vetë Pulisic
‘Pësova një goditje në këmbë në pjesën e parë, zëvendësimi u bë për të mos rrezikuar më shumë. Është në pjesën e pasme të këmbës në zonën e pulpës. Më ka ndodhur edhe në të kaluarën dhe jam optimist. Nuk besoj se është e rëndë’-u shpreh Pulisic.
Po ndodh...
ide
Cikloni gjeopolitik dhe paktet e fundit të tranzicionit shqiptar
Gen Z
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128