“Mbaj mend britmën e fundit të mamasë”, Cancelo rrëfen momentet e vështira: U përpoqa ta ngrija makinën, por ishte e pamundur

13 Qershor 2026, 15:44 / SPORT ALFA PRESS

“Mbaj mend britmën e fundit të mamasë”, Cancelo

Futbollisti i kombëtares portugeze, Joao Cancelo ka bërë një rrëfim prekës për dy nga momentet më të vështira të jetës së tij, gjatë një interviste për emisionin “Alta Definicao” në televizionin portugez SIC.

Mbrojtësi 32-vjeçar foli hapur për humbjen tragjike të nënës së tij në një aksident automobilistik, një ngjarje që, sipas tij, i ndryshoi jetën përgjithmonë.

“Ishte një moment që ma ndryshoi jetën përjetësisht. Mbaj mend disa gjëra. Mbaj mend britmën e fundit të nënës sime. Mbaj mend vëllain tim duke qarë, ende fëmijë, vetëm tetë vjeç”, tha Cancelo.

Portugezi kujtoi edhe përpjekjen e dëshpëruar për të shpëtuar nënën e tij pas aksidentit. “U përpoqa të ngrija makinën për ta nxjerrë nënën time nga poshtë saj, por nuk munda.

Gjithçka ishte në errësirë, ishim mes shkurreve, në autostradën A2, pranë një gremine. U përpoqa me të gjitha forcat e mia, por ishte e pamundur të ngrije një makinë”, rrëfeu ai.

Një tjetër episod i dhimbshëm në jetën e Cancelo-s ishte grabitja e dhunshme që ai pësoi në vitin 2021 në Manchester, kur aktivizohej me Manchester Cityn.

“Njëri prej grabitësve më ktheu shpinën dhe pashë një mundësi për të reaguar. Sot pendohem për atë veprim, por arrita ta godisja me grusht në pjesën e pasme të kokës. Ai ra përpara dhe thika i ra në tokë. E largova thikën me shkelm, por papritur u godita në kokë me një shufër hekuri”, tregoi futbollisti.

Cancelo zbuloi se nga ai sulm mban ende shenja të dukshme. “Kjo plagë që kam në kokë edhe sot është pasojë e atij sulmi. M’u deshën tetë qepje. Humbja ndjenjat dhe kur u zgjova, një thikë më drejtohej në fyt”, përfundoi ai.

Rrëfimi i mbrojtësit portugez ka prekur opinionin publik, duke treguar anën njerëzore dhe sfidat e mëdha që ai ka kaluar jashtë fushës së futbollit.

 

Po ndodh...

ide

Nga Neli Demi 12:52 IDE

Gen Z

Nga Neli Demi