Mbetën në det të hapur, shpëtohen 5 turistë të huaj në Gjirin e Filikurit

13 Qershor 2026, 16:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

Mbetën në det të hapur, shpëtohen 5 turistë të

Pesë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare e Himarës gjatë 24 orëve të fundit, pas dy incidenteve të ndodhura në Gjirin e Filikurit.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të efektivëve, katër turistë që kishin mbetur të bllokuar në det për shkak të motit të keq dhe një turiste australiane e dëmtuar fizikisht u lokalizuan dhe u evakuuan në kohë, duke shmangur pasoja më të rënda.

Njoftimi i policisë:

Në rastin e parë, katër turistë të huaj, dy shtetas suedezë dhe dy nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët kishin dalë me kajak nga zona e Potamit në drejtim të Filikurit, humbën kontaktin me grupin dhe mbetën të bllokuar për shkak të erës së fortë dhe dallgëve.

Pas njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare organizuan menjëherë kërkimet përgjatë vijës bregdetare dhe arritën t’i lokalizojnë pranë “Gurit të Kuq”. Turistët u evakuuan në mënyrë të sigurt

Në rastin e dytë, një shtetase australiane kërkoi ndihmë pasi kishte pësuar dëmtime fizike dhe ndodhej e bllokuar në Gjirin e Filikurit.

Menjëherë u angazhua mjeti lundrues i Policisë Kufitare, i cili bëri të mundur lokalizimin dhe transportimin e saj drejt Portit të Himarës, ku më pas u dërgua për trajtim mjekësor në spital.

Turistët falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare vijon të jetë e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve dhe, në këtë kuadër, fton qytetarët që në rast nevoje të telefonojnë në numrin 112.

Po ndodh...

ide

Nga Neli Demi 12:52 IDE

Gen Z

Nga Neli Demi