"Beci po na bën presion"/ Tom Doshi "kërcënon" Ramën: Pa ne nuk e bën dot mazhorancën!

7 Maj 2025, 19:43 / POLITIKË ALFA PRESS

"Beci po na bën presion"/ Tom Doshi


Tom Doshi ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci duke thënë se po ushtron presion në Shkodër.

Doshi tha se PSD do të marrë 3 mandate në Shkodër, madje beson edhe 1 në Kukës.

Doshi tha se pa PSD nuk ka mazhorancë, t’i bëjë llogaritë PS-ja, sepse me PD-në nuk bën kurrsesi aleancë.  

“Ne premtojmë se do të zhdukim korrupsionin. Po bëhet presion te votuesit tanë. Drejtori i Spitalit të Shkodrës thotë se duhet vënë shenjë dalluese kur votohet. Benet Strajcën (Becin) e solla unë në Shkodër kryetar, ndërsa tani na kthehet kundër.

Do të marrim Shkodër 3 mandate. Do të kemi shpejt zgjedhje të reja për Bashki, sepse nuk mbështesim korrupsionin e Benetit. Por nuk ia lëmë PD-së ta marrë bashkinë. PSD është faktor në Shkodër, nuk jemi kundër PS-së. Por nuk mbështesim ministrat e korruptuar. Vetë kryeministri ka thënë se nuk jam avokat i tyre.

Do t’i kthejmë dinjitetin PS-së, duhet të ndahet nga korrupsioni. Unë nuk sjell autobusë në mitingje. Në Vaun e Dejës jemi forcë e parë. Ne do marrim 1 mandat edhe në Kukës. Pa ne nuk ka mazhorancë, t’i bëjë llogaritë PS-ja, sepse me PD-në nuk bëjmë aleancë kurrsesi”, tha Doshi.

 

Po ndodh...