
Berisha në heshtje totale i drejtohet “shtëpisë së demokratëve” në selinë blu për të pritur rezultatin

Ndryshe nga rivali i tij politik, Edi Rama, i cili përgjatë gjithë natës qëndroi me “besnikët” e vet në ambientet e selisë rozë, kryedemokrati ndoqi zhvillimet nga shtëpia e tij.
Pas “çlodhjes” në banesë, mësohet se këtë paradite ai është rikthyer në selinë blu për të pritur rezultatin final të këtyre zgjedhjeve, i cili vlen të theksohet se deri më tani peshon nga socialistët.
Berisha është futur “pa fjalë” në “shtëpinë e demokratëve”, teksa nuk dihet ende nëse do të ketë ndonjë prononcim për mediat në vijim.
Kujtojmë se deri më tani janë numëruar janë numëruar 1865 qendra votimi, nga 5225 në total, nga të cilat rezulton se socialistët janë ata që kanë arritur të grumbullojnë më tepër vota duke shkuar kështu drejt mandatit të tyre në katërt.
Partia Socialiste ka arritur të marrë 249944 vota, e ndjekur më pas nga Partia Demokratike me 164883 vota.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128