Cilët janë deputetët më të votuar në 2021 që nuk garojnë në zgjedhjet e 11 majit, në listë Salianji, Ahmetaj, më i votuari Lefter Koka

9 Prill 2025, 20:35 / POLITIKË ALFA PRESS

Cilët janë deputetët më të votuar në 2021 që

Disa emra nuk do të jenë pjesë e garës në zgjedhjet e 11 majit, kjo jo në të gjitha rastet për shkak të dëshirës por për shkak se disa prej tyre janë marrë nën hëtim, po vuajnë një dënim. Ka disa personazhe që kanë zgjedhur me vullnet të plotë të largohen nga politika.

Një rast është ai i Grida Dumës, deputetja demokrate la mandatin në 2022 për tu angazhuar në mëdia, ajo ka qënë një zë mjaft i fortë në parlament dhe një figurë me peshë në Partinë Demokratike, në zgjedhjet e 2021 ajo mori rreth 8600 vota, duke rezultuat një nga gratë më të votuara në PD.

Po ashtu nga lista e Tiranës PS nuk do të këtë dy emra që kanë një dënim tashmë nga drejtësia, Aqi Bllako po vuan dënimin për incenratorët ku akuza është korrupsion në dy raste, kurse Arben Ahmetaj, ish zëvëndëskryeministër është në arrati.

Në zgjedhjet e 2022 Bllako mori 8700 vota, kurse Ahmetaj në atë kohë dhe me pozita të forta mori 11.200 vota.

Në këtë rast të dy ish deputetët kanë një akuzë dhe vërtetësi për korrupsion, pasi SPAK intesifikoi hetimet përkatëse dhe konstatoi korrupsionin e bërë.

Durrësi është pika më e dobët e PS në këto zgjedhje, nëse do ta marrim analizën e listës së 2021, plot 3 deputetë , 1 po vuan dënimin, 1 me masë arresti dhe njëri i dorëhequr pas një skandali nga familjarët e tij.

Të gjithë e dimë që emri më me peshë ishte ai i Lefter Kokës, ish ministër, kryebashkiak i Durrësit, ish deputet i LSI dhe më pas i PS, Koka është dënuar me vendim të formës së prerë. Jurgis Cyrbja sipas SPAK ka ndihmuar ose favorizuar me informacione grupet kriminale, kurse Rrahman Rraja dha dorëheqjen pasi në një video familjarët e tij u shfaqën duke dhunuar me leva hekuri një person.

Habia më e madhe është se Koka, Cyrbja dhe Rraja kanë marrë së bashku rreth 24 mijë vota, Lefter Koka 9600, Cyrbja 6500 dhe Rraja 7700, pra 1/3 e listës së Durrësit rezulton problematike.

Një ikje tjetër në Durrës i cili zgjodhi të mos garojë është dhe ai i Ferdinand Xhaferri, i cili së fundmi ka marrë 6000 mijë vota personale.

Ervin Salianji është një tjetër emër që do ti mungojë PD në këto zgjedhje, në zgjedhjet e fundit ai mori në Korccë rreth 9 mijë vota personale.

As Agron Kapllanaj nuk do të jetë kandida në këto zgjedhje, kujtojmë që Kapllanaj mori 9 mijë vota në 2021 por për shumë pak vota nuk arriti të thyente listën.
Një emër tjetër nga është Paulin Stërkaj i cili nuk është pjesë e listës së PS në Shkodër, Stërkaj rezulton si deputeti më i votuar në Shkodër në 2021 më rreth 7300 vota.
E njëjta gjë ndodhi dhe me Eduard Ndrecën, i cili mori rezultatin më të mirë me vota personale në Lezhë me rreth 7200 vota, por as Ndreca nuk është i përfshirë në listën e 11 majit.


Ndërkohë dhe rasti më i fundit është dhe ai i Dashnor Sulës, i cili rezulton me 7500 vota personalë në qarkun Elbasan, por Berisha vendosi ta lejë astë jashtë liste dhe Sula nuk do të garojë në zgjedhjet e 11 majit./Alfapress.al

 

Po ndodh...