Medalje ari për Shqipërinë/ Chermen Valiev shpallet kampion evrope në mundje

9 Prill 2025, 20:06 / SPORT ALFA PRESS

Medalje ari për Shqipërinë/ Chermen Valiev shpallet kampion

Mundësi Chermen Valiev, i cili përfaqëson Shqipërinë, ka fituar medalje të artë në kampionatin evropian që po mbahet në Sllovaki.

Medalisti olimpik i Shqipërisë mposhti në finale 4-2 rusin Zaurbek Sidakov, i cili garonte me flamurin neutral.

Valiev e mori finalen e 74 kg me shifrat 4-2, duke i dhuruar Shqipërisë një tjetër medalje të rëndësishme në këtë sport, ndërsa më herët edhe Abakarov, po në Bratislavë, fitoi medalje të bronztë për Shqipërinë por në kategorinë 61 kg.

 

Po ndodh...