“Do i ha të gjallë patronazhistët dhe socialistët”/ Reagimi i Tomorr Alizotit pas humbjes së PD në zgjedhje: Jam bërë vegjetarian!
14 Maj 2025, 20:57 / POLITIKË

Drejtuesi politik i PD për qarkun Elbasan, Tomorr Alizoti, foli sot për mediat para se të hynte në selinë e PD për të marrë pjesë në mbledhjen e drejtuesve politikë të thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha.
Alizooti u pyet lidhur me deklaratën e tij të famshme që ai bëri gjatë fushatës.
“Do i ha të gjallë patronazhistët dhe socialistët”, ishte deklarata e Alizotit në fushatë.
“Po tani pas humbjes së PD çfarë do të bëni, a do i hani të gjallë socialistët?”, u pyet sot ai nga gazetarët.
“Jam bërë vegjetarian”, u përgjigj Alizoti shkurt.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


