“Do ju hamë të gjallë”/ Rama për deklaratën e Alizotit: Është çyryk! Janë njëri më i mbaruar se tjetri. Më 12 maj marrin mësimin më të mirë

1 Maj 2025, 18:05 / POLITIKË ALFA PRESS

“Do ju hamë të gjallë”/ Rama për deklaratën

Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij në fushatë elektorale në Kuçovë, ka komentuar edhe një deklaratë të Tomor Alizotit të bërë gjatë ditës së sotme, që thoshte se “PD do e hajë të gjallë qeverinë”. Rama tha se “Ludoviku” nuk është normal.

Rama tha se personazhet politikë të PD-së janë njëri më i mbaruar se tjetri. Sipas tij, ata do të marrin një mësim të mirë nga populli më 12 maj.

Edi Rama: Ludoviku thoshte “do iu hamë të gjallë”. Kështu Ludovik i them Tomor Alizotit, për shkak të një personazhi në një film. Ky është çyryk, nuk është normal. Ishte një tjetër thoshte se nën këtë qeveri të poshtër, kanë ikur 1 milion lekë, por gaboi, se donte të thoshte 1 milion njerëz. Ata janë njësha, njëri më i lodhur se tjetri, njëri më i mbaruar se tjetri, çohen që në pikë të mëngjesit, pinë ujë kënete dhe e spërkasin. Natën thonë se populli është i sëmurë, edhe pse sondazhet thonë se PS fiton.

Këta thonë se populli është i çmendur. Sondazhet thonë se shumica e popullsisë mendojnë se ekonomia është rritur, ata thonë se populli është i shitur. Më 11 maj, do të marrin mësimin më të mirë nga të gjitha zgjedhjet që kemi bërë. Të gjithë votoni PS-në, sepse në Tiranë më 16 maj vijnë liderët e BE-së, por vijnë dhe udhëheqës britanikë dhe nga Turqia. Ata duhet ta kenë mesazhin e qartë, që shumica e shqiptarëve e duan anëtarësimin në BE. S’mund ta hedhim në kënetë fatin europian të shqiptarëve.