Dosja “Meta”/ GJKKO pranon kërkesën e avokatëve, gjykim të shkurtuar për nënën e Monika Kryemadhit, Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon

11 Maj 2026, 17:35 / POLITIKË ALFA PRESS

Dosja “Meta”/ GJKKO pranon kërkesën e avokatëve,

Në këtë të hënë, në GJKKO është mbajtur seanca e radhës për dosjen “Meta”, ku të akuzuar janë ish-presidenti Ilir Meta, ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, nëna e saj Fatime Kryemadhi, si edhe Ema Çoku dhe Pirro Xhixho.

Në këtë seancë, Gjykata ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për tre të pandehurit e tjerë: nënën e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhin, Ema Çokun, mikeshë e saj, të akuzuara për pastrim parash, si dhe ish-kreun e AKEP-it, Pirro Xhixho, i pandehur për korrupsion.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme vendosi më 18 mars që të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të Ilir Metës, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, nënës së kësaj të fundit Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024. Ish-presidenti po hetohet për tri çështje: aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror. Aktualisht, SPAK ka mbyllur hetimet dhe dosja e tij është dërguar për gjykim.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Po ndodh...

ide