"Burri ka kohë të turpërohet, por në këtë nivel"/ Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Ke merak se të "vrasim" Ramën!

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji i është përgjigjur Sali Berishës, i cili tha se ky i fundit është i vetëpërjashtuar nga partia dhe rrjedhimisht edhe nga gara për drejtimin e saj.
‘‘Në mungesë të votës, shpik etiketa. Në mungesë të garës, shpall “të vetëpërjashtuar”. Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara”, shkroi Salianji në një postim në Facebook.
Postimi i plotë
Në mungesë të votës, shpik etiketa. Në mungesë të garës, shpall “të vetëpërjashtuar”. Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara.
Partia Demokratike nuk është klub privat ku hyrjet dhe daljet vendosen me humorin e një njeriu, por një forcë politike që duhet të funksionojë me rregulla dhe me votën e anëtarëve të saj.
Ironike që ky që flet për demokraci, është i pari që i trembet asaj. Unë nuk kam nevojë për bekime, as për leje. Kam vetëm një kërkesë: garë të hapur dhe votë të lirë.
Pjesa tjetër është zhurmë për të mbuluar frikën. E frikë bën mirë që ka se e ka keqpërdorur funksionin për interesa personale dhe biznesi! Demokratët duan një Parti Demokratike fituese!
Sa për hallin që ka se mos “vras” Xhafën”, i flet subkoshienca se ka merak se mos “vrasim” Ramën me votë. Burri ka kohë te turpërohet gjithë jeten e vet, por të bier në këtë nivel është e paimagjinueshme dhe është fiks siç nuk e urojnë as kundërshtarët më të ashpër!
Shpifje si kjo tregojnë sa të madhe e ka frikën dhe dëshpërimin. Akuzat për vrasje dihet kush i ka mbi shpinë, siç dhe tregon mëndesinë vrasëse sepse dikush që dëgjon këto biseda dhe nuk i denoncon tregon për veten!
Meqë ky po e mbështet SPAK këtë periudhë, unë jam i gatshëm dhe i bëj thirrje SPAK të nisë hetimin për tentativë vrasje ose moskallëzim krimi.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
